Qytetërim

Vjedhje në Lojërat Olimpike Paris 2024, hajdutët i grabisin 53 mijë euro trajnerit

Një çantë e trajnerit të Kombëtares, Armand Darmadji, me 53 mijë euro është vjedhur në një makinë në Paris.

f.t
Vjedhje në Lojërat Olimpike Paris 2024, hajdutët i grabisin 53
Armand Darmadji

PARIS- Vjedhje në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ekipi indonezian i badmintonit u grabit ndërsa ishte në kryeqytetin francez për Lojërat Olimpike. Ngjarja ka ndodhur më 5 gusht rreth orës 17.30. Një çantë e trajnerit të Kombëtares, Armand Darmadji, me 53 mijë euro është vjedhur në një makinë në Paris.

Darmadji ishte në makinë me kolegun e tij, Puspa Irawati, kur hajduti i dyshuar thuhet se kishte shfryrë gomën e automjetit dhe i tha Irawatit për gomën e shfryrë. Darmadji shkoi për të kontrolluar gomën dhe në të njëjtën kohë, Irawati shkoi në dyqanet aty pranë. Pasi kontaktoi shërbimin e qirasë dhe pyeti policinë për vendndodhjen e tyre, Darmadji u kthye në makinë dhe zbuloi se çanta nuk ishte më aty.

Më pas ai e raportoi incidentin në Ambasadën e Indonezisë në Paris dhe mori ndihmë nga stafi i ambasadës dhe policia lokale./ZËRI

Poll

MOS HUMB