
TIRANË- Mundësi Chermen Valiev do të ketë 50 mijë euro në llogarinë e tij bankare si shpërblim nga shteti shqiptar. Me fitoren e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në Paris, në arkat e Valiev do të derdhen mbi 50 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, si do të ketë dhe gradën Kolonel.
Për herë të parë, Shqipëria ka arritur të fitojë një medalje të bronztë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris. Mundësi Chermen Valiev ia ka dalë t'i sjellë Shqipërisë medaljen e parë në histori. 25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël. Kjo medalje vjen pas dhjetë herë pjesëmarrjeve në Lojërat Olimpike.