
ROMË- Dafina Zeqiri ka treguar se është një e dashur që të gjithë do ta donin! Në ditën e veçantë, ditëlindjen e Kreshnikut, këngëtarja e ka surprizuar me një dhuratë luksoze. Të fejuarit të saj, Dafina i ka dhuruar një mjet tip “Ferrari”, ngjyrë të zezë. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, me Kreshnik Gjergjin që i ka ndarë fillimisht në “Instagram”.


Në rrjetet e tij sociale, Kreshniku shkruan: Më pyet Dafina çfarë do për dhuratë? Çfarë të duash dhe kjo ishte dhurata!
Çifti prej disa kohësh po jeton një histori dashurie dhe së shpejti ata priten ta kurorëzojnë marrëdhënien e tyre në martesë. Dasma mendohet se është planifikuar për në muajin tetor, por ende nuk ka asnjë konfirmim nga dyshja./ZËRI