Qytetërim

Ledri Vula publikon këngën e re, thumbon Sarën dhe Dafinën?

Reperi Ledri Vula ka publikuar këngën e tij të re "Pananormal", e cila ka marrë mijëra klikime në Youtube. Ai në këngë ka rreshta, ku duket se thumbon Sara Hoxhën dhe Dafina Zeqirin. Sara Hoxha nuk e ka shpërndarë në rrjetet sociale këngën e re të Ledrit.

D.XH
Ledri Vula publikon këngën e re, thumbon Sarën dhe Dafinën?
Dafina, Ledri Vula dhe Sara

PRISHTINË – Reperi i njohur Ledri Vula ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit, pas raportimeve se ai i ka dhënë fund marrëdhënies me partneren, Sara Hoxha.

Ledri, së fundmi ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Paranormal”, e cila për pak orë ka arritur mbi 240 mijë klikime në YouTube.

Ajo që vihet re është se Ledri duket se ka disa rreshta në këngë, që janë dedikime për njerëzit dhe ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në jetën e tij. Ledri Vula duket se ka thumbuar Sarën dhe Dafina Zeqirin.

“Do po m’vesin kur o dasma,

e do po m’presin kur po dana?

Ku’ ku’ ku’ ku’

Ku po shkon pa mu?!

Tutna ma fut bllok

me ta komentu”, thuhet në rreshta të këngës.

Ledri dhe Dafina kanë prishur marrëdhëniet për shkak të një komenti në Instagram, i cili u bë nga ana e reperit, të cilën Ledri e ka përfshirë në këngën e re.

Së fundmi është raportuar se Ledri Vula është ndarë nga partneja Sara Hoxha. Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar raportimet. Ndërsa, Sara Hoxha nuk ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale këngën e re të Ledrit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB