Qytetërim

Fernando Santos: Me CR7 nuk flas më që nga Katar 2022

Sulmuesi i Al-Nassr e kritikoi ish-trajnerin portugez se nuk e aktivizoi në ekipin e parë në fazën e eliminimit direkt në Katar 2022.

k.m.
Fernando Santos: Me CR7 nuk flas më që nga Katar 2022
Ronaldo dhe Stanos

PORTUGALI- Ata kaluan tetë vite të mbushura me dështime por edhe me suksese si fitimi i kampionatit europian dhe Ligës së Kombeve. Por në ditët e sotme, Fernando Santos dhe Cristiano Ronaldo nuk i flasin njëri-tjerit. Sulmuesi i Al-Nassr e kritikoi ish-trajnerin portugez se nuk e aktivizoi në ekipin e parë në fazën e eliminimit direkt në Katar 2022.

Luzitanët u eliminuan nga Maroku në çerekfinale.

"Unë dhe ai nuk flasim më. Është një histori e gjatë, as nuk e di saktësisht se nga cila ditë. Por e di që nuk kemi folur që pas Katar 2022. Personalisht nuk pendohem për asgjë, e di që disa gjëra mund ta kenë lënduar. Ndoshta ai është ende i zemëruar për këtë sot,"- tha Santos për mediat.

Ai tregoi se ka pasur një marrëdhënie të fortë me Cristiano-n.

"Nisi te Sporting kur ai ishte 19 vjeç. Kjo marrëdhënie u rrit edhe pasi ai u thirr në kombëtare dhe unë u bëra trajner. Ne ishim si babë e bir ose si vëlla më i madh e i vogël. Nuk ka të bëjë fare me Kupën e Botës. Bëra një lëvizje që e konsideroja të mirë, strategjike në atë kohë. Duhet ta kuptoni këtë,"- vazhdoi portugezi.

Menjëherë pas shkarkimit të tij në Portugali, Santos mori Poloninë dhe qëndroi atje për më pak se nëntë muaj. Dështimet kundër Shqipërisë së Silvinjos i kushtuan stolin.

Sa i përket CR7, ai nuk do të refuzonte që të rikthehej marrëdhënia e mëparshme.

"2022 nuk ishte viti më i mirë për të. Thashë se ishte më i miri në botë, por përjetoi gjashtë muaj të tmerrshëm. Para së gjithash, ai pati një tragjedi familjare dhe kjo ndikoi shumë tek ai edhe në aspektin sportiv. Ai nuk i kaloi përgatitjet, nuk luajti për dy muaj. Më pas u kthye në Mançester dhe nuk luajti fare atje. Fizikisht ai ishte ende në nivelin më të lartë, nuk do të pushojë kurrë së qeni, por kur flasim për lojën, ai ishte në nivelin e tij më të dobët. Nuk kishte fare ritëm,"- përfundoi shpjegimin e tij, Santos./Zëri.ai

ZERI POLL

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e shihni ju nismën e marrë nga qeveria?

  • E nevojshme, por duhej vepruar pas sezonit
  • E gabuar, godinat janë ndërtuar, të legalizohen
  • Nuk kam asnjë mendim

MOS HUMB