
Arjola Demiri
TIRANË- Aktorja Arjola Demiri ka folur edhe njëherë për jetën e saj private. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Demiri foli hapur për jetën e saj private duke u shprehur se është e vështirë që të gjejë një partner jete.
Madje dhe diskutoi edhe mbi marrëdhëniet në çift dhe se shumë persona qëndrojnë bashkë për shkak të interesave të përbashkëta.
“Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur, mos rri për interes sepse ai nuk është stabilitet,”- tha Arjola./Zëri.ai
Poll