Qytetërim

Kuqezinjtë nuk ndalen, Seferi e Cikalleshi shënojnë për ekipet e tyre

Sulmuesit e Kombëtares vazhdojnë të demonstrojnë formën e mirë që po kalojnë. Taulant Seferi shënoi në kampionatin arab, ndërsa Sokol Cikalleshi në atë turk.

D.XH
Kuqezinjtë nuk ndalen, Seferi e Cikalleshi shënojnë për
Taulant Seferi

ARABI SAUDITE – Sulmuesi i Kombëtares kuq e zi, Taulant Seferi ka shënuar gol në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Goli i tij bëri që skuadra Bani Yas, ku ai luan, të marrë 3 pikë.

Skuadra mike luajti me 10 futbollistë, që nga minuta e 60 e sfidës. Mirëpo, arriti të marrë pikët e plota falë golit të sulmuesit të Shqipërisë. Kjo fitore bën që skuadra e Beni Yas të ngjitet në vendin e 6 në kampionat, ndërsa Seferi ka shënuar 3 gola deri tani në kampionat.

Ndërsa, Sokol Cikalleshi nga ana tjetër është bërë protagonist në Turqi. Ai u fut në minutën e 60 në ndeshjen Konyaspor-Kasimpasa.

Sulmuesi realizoi në minutën e 64, duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Cikalleshi dha dhe një asist në këtë sfidë, të fituar nga ekipi i tij./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB