
SHBA – Arrestohet aktorja e njohur në SHBA. Sipas Departamentit të Policisë së Beverly Hills, Tiffany Haddish u arrestua herët në mëngjesin e kësaj të premteje, nën dyshimin se kishte ecur me makinë nën ndikimin e alkoolit. Policia mori një thirrje në orën 5:45 të mëngjesit dhe ajo u arrestua menjëherë pas kësaj, tha një oficer për CNN.

Sipas TMZ, Haddish nuk ishte përfshirë në një aksident, por dyshohet se ka ngarë mjetin, duke qene e dehur. CNN ka kontaktuar me përfaqësuesit e Haddish për koment. Thuhet se Haddish kishte performuar në The Laugh Factory në Uest Hollyuood për Ditën e Falënderimeve. Aktorja e humorit u arrestua gjithashtu me dyshimin se kishte ecur me mjet nën ndikimin e alkoolit në vitin 2022 në Peachtree City, Georgia, pasi e zuri gjumi në timon.

Ajo më vonë në "The Tonight Shou, Jimmy Fallon" shpjegoi incidentin me humor. “Mund të them këtë Jimmy, i jam lutur Zotit të më dërgojë një burrë të ri, një njeri të mire. Dhe Zoti më dërgoi katër me uniformë. Nuk e prisja këtë surprizë”, tha ajo më 2022.
Haddish, e cila ka luajtur në disa shfaqje televizive, është e njohur për komeditë e saj dhe performancën në filmin "Girls Trip"./Zëri.ai/