Qytetërim

Bora në Pukë ndërpret sfidën Tërbuni-Besëlidhja

Sfida mes Tërbunit dhe Besëlidhjes, e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Dytë u ndërpre, për shkak të reshjeve të borës.

D.XH
Bora në Pukë ndërpret sfidën Tërbuni-Besëlidhja
Ndeshja Terbuni-Beselidhja

PUKË – Grupi A i Kategorisë së Dytë kishte parashikuar në kalendar, që të luante katër sfida gjatë ditës së sotme. Skuadrat zbritën në fushë për të luajtur, por një nga ndeshjet nuk u zhvillua.

Sfida mes Tërbunit dhe Besëlidhjes përfundoi 1:1 në 45 minutat e para, ndërsa pjesa e dytë nuk u luajt, për shkak të borës në fushë. Stadiumi “Ismail Xhamali” në Pukë ishte mbuluar me borë, gjë që bëri të pamundur vijimin e sfidës. Kjo ndeshje do të zhvillojë 45 minutat e dyta në një datë tjetër.

Në sfidat e tjera, Iliria fitoi 0:6 në fushën e Shënkollit. Sopoti në Librazhd u mund nga Veleçiku, ndërsa Adriatiku mundi 2:1 Murlanin. Pas këtyre ndeshjeve, Valbona kryeson Grupin A të Kategorisë së Dytë me 21 pikë në 7 ndeshje, ndjekur nga Besëlidhja dhe Iliria./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB