
SHBA- Ajo që dikur shihej si një mënyrë e pafajshme dhe argëtuese e komunikimit tani mund të sjellë rreziqe të mëdha ligjore. Bëhet fjalë për komunikimin me emoji. Brenda dekadës së fundit, më shumë raste që përfshinin përdorimin e emoji-ve janë pranuar nga gjykatat si prova në çështje penale, ashtu edhe në ato civile, me pasoja jashtëzakonisht të rënda.
Në vitin 2017, Gjykata e Lartë e Queensland, Australi vendosi se një mesazh që kishte përfshirë një emoji të buzëqeshur, ishte prove e mjaftueshme për zgjedhjen e trashgimtarit të pasurisë. Në vitin 2018, një burrë në Uellsin e Ri Jugor, Australi u deklarua fajtor për përndjekje pasi i dërgoi një emoji të një arme të drejtuar në kokë ish-partneres së tij.
Sipas "NYP", në vitin 2020, avokati i njohur Zali Burrows paditi avokatin e tij penal Adam Houda për shpifje pasi ai përdori një emoji të fytyrës me zinxhir në një postim në Twitter rreth një artikulli që fliste për të avokatin. Në një vendim paraprak, Gjykata e Qarkut të Uellsit të Ri Jugor vendosi se një emoji i tillë mund të përmbajë një kuptim shpifës.
Kuptimi i "fytyrës së gojës me zinxhir" është "një sekret",
"Pra jemi në rrethanat kur një person e di në mënyrë të nënkuptuar përgjigjen, por është i ndaluar ose heziton të përgjigjet,"- tha gjyqtarja Judith Gibson.
Në vitin 2016, një studente 12-vjeçare nga Virxhinia u akuzua për sulm terrorist pasi kishte postuar në Instagram një emoji me armë, bombë dhe thikë, të ndjekur nga fjalët "vrasje" dhe "takohuni me mua në bibliotekë". Ndërsa në Francë, një 22-vjeçar i dërgoi ish-të dashurës së tij një sërë mesazhesh me një emoji armësh, të cilat një gjykatë i konsideroi si sjellje kërcënuese dhe ai u dënua me 3 muaj burg.
Problemi i vërtetë me emoji-t
Ndërkohë që emoji-t shpesh na kanë ndihmuar me dërgimin e mesazheve brenda dy dekadave të fundit, tani po kthehet në një çështje problematike.
“Emoji-t kanë qenë me ne për shumë kohë tani, që datojnë në fillim të viteve 2000 dhe janë forma shumë të dobishme të komunikimit. Por ato janë të paqarta. Ju mund të përdorni një buzëqeshje për të qenë sarkastik ose mund ta përdorni për të qenë miqësor."
Epo nga tani e tutje, kujdes me çfarë shkruani.../ZËRI