Qytetërim

Ksabi Alonsoja takim qartësues me drejtuesit e Leverkusenit, priten vendime të mëdha

Vendimi pritet të merret brenda marsit, në mënyrë që planet e Bajer Leverkusenit për vitin e ardhshëm të mos ndikohen.

Redaksia Zëri
Ksabi Alonsoja takim qartësues me drejtuesit e Leverkusenit, priten vendime
Ksabi Alonsos

GJERMANI- Ksabi Alonsos i skadon kontrata në 30 qershor 2026. Ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij te Bajer Leverkuseni, ndonëse drejtuesit e klubit gjerman këmbëngulin për qëndrimin e tij edhe një sezon tjetër. Kërkesa e tyre minimale është të respektohet kontrata deri në fund. Këto ditë ka patur një takim mes tij dhe drejtuesve gjermanë, për të çimentuar sezonin 2025/2026, por edhe për të diskutuar zgjatjen e mundshme me një vit tjetër, me kushte të përmirësuara financiare.

Ndërsa mediat gjermane e raportuan paraprakisht se vendimi ishta marrë në favor të kërkesës së drejtuesve gjermanë, dje ‘’Marca’’ spanjolle bënte me dije se burime pranë trajnerit spanjoll theksojnë se ai po vlerëson faktorët sportivë dhe perceptimet personale përpara se të vendosë, që do të thotë se nuk e ka një vendim. Absolutisht tundimi më i fortë në tryezë është Reali i Madridit. Këtë herë e ardhmja e Alonsos nuk duket më aq e sigurt drejt një largimi të menjëhershëm. Liverpuli ka gjetur ‘’qetësi’’ me Arne Slotin dhe ka bërë një hap pas.

Megjithatë, diçka duket se vërtetohet në të dy versionet që qarkullohen: vendimi pritet të merret brenda marsit, në mënyrë që planet e Bajer Leverkusenit për vitin e ardhshëm të mos ndikohen. Alonsos do t’i pëlqente ta komunikonte në 16 prill, sepse një tjetër opsion në tryezë është edhe që Bajerni i Mynihut të ketë një përgjigje për trajnerin Visent Kompani, sapo situata e ecurisë në Evropë dhe për objektivin titull të jetë më e qartë në muajin prill. Ksabi Alonsoja me plot meritë ka hyrë nga dera kryesore e gjeneratës më të talentuar të trajnerëve të rinj. Loja dhe rezultatet e tij me Bajerin e Leverkusenit e meritojnë këtë trajtim./ZËRI

Poll

MOS HUMB