Qytetërim

’’Asnjë fjalë për CR7-n’’ si u largua nga qyteti Hoze Angel Krespoja në vitin 2015

Vetë Angel Krespoja tregoi për kërkesën e presidentit të Kordobës, Karlos Gonzalesit.

Redaksia Zëri
’’Asnjë fjalë për CR7-n’’ si u largua nga
FOTO ILUSTRUESE

SPANJË-Dje, e përditshmja spanjolle e sportit ‘’Marca’’, solli një episod interesant që Hoze Angel Krespoja e shpjegonte për ‘’ZonaMixta’’. Ai solli një episod nga takimi i 24 janarit të 2015-s, në takimin Kordoba-Real Madrid, në ‘’Nuevo Arcangel’’.

Arbitri Alehandro Hernandez, në minutën e nëntëdhjetë, pasi Garet Bejl kishte shënuar golin e dytë duke i dhënë tre pikët e fitores skuadrës së tij, ndëshkoi me karton të kuq Kristiano Ronaldon pas gjuajtjes së kundërshtari pa top. Më parë, Ronaldoja e kishte prekur edhe me dorë qendërmbrojtësin me numër të Kordobës asokohe. Mirëpo vetë Angel Krespoja tregoi për kërkesën e presidentit të Kordobës, Karlos Gonzalesit.

‘’Më kërkoi të zhdukesha dhe më tha se nuk mund të kritikohej as Reali i Madridit dhe as Kristiano Ronaldoja, sepse ai ishte mik me Florentino Perezin’’, rrëfeu ish-mbrojtësi, që shtoi se ishte detyruar të zhdukej.

‘’Nëna ime më telefononte duke më thënë se kishte gazetarë në rrugët e fshatit tim, edhe pse unë nuk jetoja më aty", shtoi José Ángel./ZËRI

Poll

MOS HUMB