Qytetërim

Kriza me bashkëshortin! Flet Adelina Tahiri: Ishte normale, burri e mori hapin për pajtim, i takonte...

Në fjalën e saj, Adelina ka treguar se ka shumë vite me bashkëshortin e saj, ndaj edhe kriza ka qenë diçka normale mes tyre.

k.m.
Kriza me bashkëshortin! Flet Adelina Tahiri: Ishte normale, burri e mori
Adelina Tahiri

PRISHTINË- Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur për krizën që ajo ka kaluar me bashkëshortin e saj, avokatin maqedonas Serjoza Markov. Në një intervistë të dhënë për "ATv", ajo shpjegoi gjithë detajet për krizën që kaluan në çift. Në fjalën e saj, Adelina ka treguar se ka shumë vite me bashkëshortin e saj, ndaj edhe kriza ka qenë diçka normale mes tyre. Por ishte avokati, ai që e mori hapin e parë për pajtimin mes tyre.

"Unë jam njeri shumë i sinqertë dhe këtë e kam gabim ndonjëherë. Sepse atë që them, e them, nuk di të gënjej dhe të aktroj. Kam thënë që kam qenë në krizë por jo ndarje, se ndarje nuk kemi pasur kurrë. Kemi pasur një krizë që çdo çift e kalon. Nuk kalon kriza pa marrë hapin të dy. Unë jam femër dhe jam edukuar që të pres hapin prej burrit, e respektoj. Kur kalon një kohë ftohen pak gjërat, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e don vërtetë dikë. Ai është një burrë shumë i mirë. Jetës nuk i dihet, por ai është një baba i shkëlqyer, është një burrë i shkëlqyer për familjen time,"-tha Adelina në fjalën e saj.

Adelina Tahiri dhe avokati i pushtetshëm maqedonas zyrtarizuan lidhjen disa vite më parë, një lidhje për të cilën këngëtarja u kritikua pafund, për shkak të moshës së madhe të bashkëshortit. Bashkëshorti i saj është Serjozha Markov, një nga avokatët më të famshëm dhe më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut. Adelina dhe biznesmeni Serjoza Markov, kanë 23 vite diferencë dhe janë njohur kur këngëtarja ka qenë 21 vjeç. Tani të dy janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon./ZËRI

Poll

MOS HUMB