Qytetërim

Kombëtarja mbërrin në Austri, 'në hotel edhe Muja e Cikalleshi”

Me sa duket, stafi i hotelit nuk ka qenë në dijeni të përbërjes së kuqezinjve, teksa ka përfshirë edhe dy lojtarët e lënë jashtë nga trajneri Silvinjo në këtë parullë.

f.t
Kombëtarja mbërrin në Austri, 'në hotel edhe Muja e
pamje nga ngjarja

AUSTRI-Kombëtarja shqiptare e futbollit ka udhëtuar sot nga Tirana ku ka qenë e grumbulluar në ditët e fundit, drejt Austrisë, ku do të qëndrojë në vijim, për të vazhduar përgatitjet e saj për pjesëmarrjen në Euro 2024. Ekipi është akomoduar në një hotel në Grac, ku do të qëndrojë gjatë këtyre ditëve në të cilat do të përgatitet për ndeshjet e Europianit teksa do të zhvillojë edhe miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit në një kompleks jo shumë larg në Hungari.

Kombëtarja mbërrin në Austri, 'në hotel edhe Muja e
POSTERI

Një gjë e veçantë që ra në sy nga udhëtimi i kuqezinjve ishte se në derën e hotelit lojtarët dhe stafin i priste një parullë e madhe që vendasit kishin përgatitur për mirëseardhjen e lojtarëve. Por mes atyre të përzgjedhur ishin edhe dy lojtarë të ;lënë jashtë liste, Sokol Cikalleshi dhe Arbnor Muja. Me sa duket, stafi i hotelit nuk ka qenë në dijeni të përbërjes së kuqezinjve, teksa ka përfshirë edhe dy lojtarët e lënë jashtë nga trajneri Silvinjo në këtë parullë.

Sokol Cikalleshi, ka njoftuar zyrtarisht largimin nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, pasi u la jashtë nga trajneri Sylvinho, në grumbullimin për në "Euro 2024". Gjithashtu edhe Arbnor Muja, i cili u bashkua me Kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimet në Euro 2024, nuk do jetë pjesë e saj në Gjermani./ZËRI

Poll

MOS HUMB