Qytetërim

Arbër Hajdari flet hapur, tregon tre lojtarët në edicionet e 'BBV' që kanë pasur strategji

I pyetur se cilët janë ata ish-konkurrentë që kanë pasur strategjinë më të mirë në lojë, ai ka veçuar Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin.

f.t
Arbër Hajdari flet hapur, tregon tre lojtarët në edicionet e
Arbër Hajdari

TIRANË- Teksa edicioni i tretë i 'Big Brother VIP' ka përfunduar, opionisti Arbës Hajdari ka bërë një analizë të lojtarëve. Arbëri ka veçuar vetëm tre banorë, të cilët sipas tij kanë patur strategji në lojë. I pyetur në “Cherry on top” se cilët janë ata ish-konkurrentë që kanë pasur strategjinë më të mirë në lojë, ai ka veçuar Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin. Për këtë të fundit, ai u shpreh se është e vështirtë që një tjetër lojtar ta konkurrojë lojën e tij.

Arbër Hajdari: Për mua ka qenë Iliri, Donaldi dhe Luiz Ejlli pa dyshim. Këta të tre sepse në “Big 1”, Iliri që në nisje të programit filloi të krijonte një ekip, dhe Donaldi që duhej të luftonte të gjitha këto aleanca që Iliri kishte bërë. Ndërsa Luizi ndryshoi rregullat me lojën që bëri. Një djalë intuitiv me qëllime të qarta. Flinte pak, ishte atje ku ishte debati dhe dinte të bëhej pjesë. Kishte dhe fjalë që nuk duhej t’i thonte, por i balanconte me batutat, këngët. Është vështirë që të dalë një lojtar tjetër që mund të konkurrojë lojën e tij.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB