
“Një finale është ndeshja më e rëndësishme, por edhe më e rrezikshme”, tha Carlo Ancelotti duke folur këtë të premte për gazetarët përpara finales së nesërme në Champions League, në Wembley, kundër Dortmundit. Carlo Ancelotti së bashku me Luka Modric dhe Nacho e nisën konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur se si është skuadra, Ancelotti u shpreh besimplotë se skuadra e tij është në formën e duhur. Ndërsa shtoi se e respekton kundërshtarin.
“Ne kishim kohë të përgatiteshim për ndeshjen dhe shoh një ekip të fokusuar me besim për të përballuar ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Shumë respekt për kundërshtarin dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, tha ai./ZËRI