
TIRANË- Këngëtarja Baby G ka zbuluar se nuk është puthur me aktorin Albano Bogdo në “Ferma Vip”, pas aludimeve se dyshja po nisnin një romancë së bashku pasi u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Por duket se diçka po lind mes tyre. Gjatë një bisede me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, Albano Bogdo ka zbuluar se e ka pyetur: A dëshiron të bëhesh femra ime?.
Por teksa i sqaron situatën, Albano duket konfuz, ku thekson se ka ndjerë një moment dobësie dhe ia ka shprehur konkurentes ndenjat që ka për të. Por Çiljeta duket se është dyshuese në fjalët që i thotë Albano.
Pjesë nga biseda me Albanon:
Çiljeta: Ma sqaro pak muhabetin me Baby?
Albano: Ja do e dëgjosh sot, se e kam sqaruar
Çiljeta: E ke për lojë?
Albano: Jo ça loje
Çiljeta: E ke vërtetë, të pëlqen?
Albano: Nuk ka lidhje të pëlqen, s’të pëlqen. Ashtu ndihesh për një moment dhe i thua diçka, se na nxorrën si çifti i shekullit. Nuk ishte lojë, se nuk kam ndërmend të tallem me vajzën e botës. I thua ndonjë llaf, ta kthen mbrapsht, se ne nuk është se u martuam
Çiljeta: Nuk po tregohesh i sinqertë me mua
Albano: Nuk më beson mua?
Çiljeta: Se çfarë ke një mimikë ndryshe kur do ta kamuflosh situatën
Albano: Për zotin, ashtu ishte momenti. Ndjen një dobësi dhe kaq. Kur e sheh që tjetri nuk bezdiset nga ajo që i thua, i thua e një gjë tjetër dhe ashtu rrjedh muhabeti
Çiljeta: Ajo është mësuar me mentalitetin në Angli
Albano: Ç’lidhje ka mentaliteti…
Pjesë nga biseda me Baby G:
Çiljeta: Ta ka thënë në një farë mënyre se të ka qejf. Ndoshta nuk ka gjetur mënyrën në fillim që të ta thotë se i ka ardhur zor.
Baby G: Atje duket sikur jemi puthur, por nuk jemi puthur. Edhe atje më ka pyetur ‘a do të jesh femra ime’? Për këtë unë jam ulur dhe i kam thënë ‘jo’. Nuk dija se çfarë ti thoja. Normalisht që do ti thoja do flasim kur të jemi jashtë. A e ke seriozisht? Nuk e di a e ka seriozisht apo jo. Çfarë është gjithë kjo konfidencë?
Çiljeta: Ti nuk ke dashur që të ndihet keq
Baby G: Nuk e di a e ka seriozisht apo jo
Çiljeta: E zëmë se e ka seriozisht
Baby G: Si seriozisht? Unë nuk mundem që ta marr seriozisht se jemi në një lojë. Unë nuk e kam në plan që të fejohem dhe as të martohem
Çiljeta: A ia the këtë?
Baby G: I kam thënë që kam planet e mia!/ZËRI