Qytetërim

VIDEO- Ish-Miss Europa padit Festivalin e Filmit në Kanë (ARSYEJA)

Pontyjska pretendon se punonjësit e kapën nga krahët dhe e mbajtën me forcë.

f.t
VIDEO- Ish-Miss Europa padit Festivalin e Filmit në Kanë (ARSYEJA)
Sawa Pontyjska

FRANCË-Festivali i Filmit në Kanë i këtij viti hyri në histori për paraqitjet e të ftuarëve, por mesa duket arsyeja e dytë që nuk do të harrohet nuk është aq e bukur. Një modele dhe prezantuese nga Ukraina ka ngritur një padi kundër organizatorëve të ngjarjes pasi u sulmua nga një roje sigurie në tapetin e kuq.

Sawa Pontyjska, e cila mban titullin Miss Evropa 2023, ishte një nga të ftuarat në shfaqjen e filmit Marcello Mio. Pontyjska pretendon se punonjësit e kapën nga krahët dhe e mbajtën me forcë, ndërsa ajo u përpoq të hynte në zonën e kontrollit. Madje, ajo ka publikuar një video, si dhe foto në të cilat duket se po sulmohet, nga e cila ka pësuar edhe dhunë psikologjike.


Modelja kërkon dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh dhe nuk ka aspak gjasa që të fitojë gjyqin./ZËRI

Poll

MOS HUMB