Qytetërim

"Kisha vënë bast me Noizy-n"/ Stresi për PD: Për 1 mijë vjet nuk i shes idealet dhe parimet e mija

Stresi ka folur për raportin që ka me të dashurën e tij Keisin dhe për rezultatin e zgjedhejeve, i cili mbështeste Partinë Demokratike.

I.F
"Kisha vënë bast me Noizy-n"/ Stresi për PD: Për 1
Stresi

TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi ka folur për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare 2025. I ftuar në podcastin “Pardon My French” në Top Albania Radio, Stresi ka folur për raportin që ka me të dashurën e tij Keisin dhe për rezultatin e zgjedhejeve, i cili mbështeste Partinë Demokratike.

U mërzit Stresi për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të këtij viti?

"Unë kam një monedhë e cila nuk zhvlersohet kurrë, është besnikëria. Të jesh besnik është e vështirë por edhe e rrallë. Unë kështu jam e nis me dikë e çoj me dikë, as nuk shitem dhe as nuk blihem. Për 1 mijë vjet nuk i shes idealet dhe parimet e mia nuk ka shanse familjarisht. Unë nuk vuaj për pushtet ekonomik, unë kam lindur në internim dhe mamaja ime ka vuajtur shumë e re nga regjimi.

Normalisht që jemi kundër një sistemi siç mendojmë ne dhe kemi bindjet tona dhe unë nuk gjykoj sot askënd për bindjet e tij personale që ta kemi të qartë", tha Stresi.

Cfarë mendon për ata këngëtarë që ndryshojnë krah politik?

"Secili ka zgjedhjen e vet, unë kam zgjedhjen time, por unë e kam pak më ndryshe nga të gjithë sepse unë nuk e kam për përfitim e kam për gjë tjetër pse jam suportues i partisë sime. Kaq, kam muzikën primare, politikë e kam hobi", tha ai.

A është penalizuar ndonjëherë Stresi për këtë?

"Nuk më ‘plas’ fare, për sa kohë ka edhe artistë të tjerë që janë në anën e kundërt ne bëjmë muzikë dhe ne tërheqim të rinjtë në fushatën tonë. Unë i tërheq me shpirt dhe kaq. Kemi të drejtën tonë të suportojmë dikë", shtoi ai.

Pas fitore së Partisë Socialiste, po Noizy çfarë i tha?

"Kishim vënë një bast, u takuam dhe ia dhashë 100 euro. Aq e lamë, por ishalla ma kthen prapë sepse si dihet", përfundoi ai./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB