
ITALI- Ndeshja e së dielës në San Siro midis Interit dhe Lacios është “finalja” e kampionatit për Interin, që i duhet ta fitoje e detyruar për të ruajtur ecurinë e titullit.
Kjo ndeshje është shumë më tepër se një takim i rëndësishëm për kampionatin – është një kapitull emocional në rrugëtimin personal të Simone Inzagit.
Lacioja e ka finale për zonën e Ligës së Kampioneve, pasi ka qëndruar në lojë me golin e minutës së nëntëdhjetë e gjashtë nga një ish-interist, uruguajani Vesino.
Vesinoja ishte lojtari që e linte jashtë në javën e fundit nga Liga e Kampioneve Lacion disa vjet më parë, kur trajner ishte Inzagi.
Trajneri zikaltër përballet me skuadrën e jetës së tij, atë ku kaloi 22 vite si lojtar e më pas si trajner, në një moment ku vetëm një fitore i mban gjallë shpresat për ta rikthyer titullin në Milano.
Ai do të shkojë edhe me adrenalinën dhe mbase shpërqëndrimin e finales së Ligës së Kampioneve. Në Itali janë të ndarë, nëse kjo situatë është favorizuese apo jo.
Pikërisht pragfinalja e Ligës së Kampioneve ndaj PSG-së, e bën sfidën edhe më të ngarkuar emocionalisht për të.
Ky takim ringjall kujtimet e ndara me Lacion: largimi i dhimbshëm në 2021 pas një pritjeje të gjatë për rinovim, momenti i lindjes së djalit të tij të vogël, përplasjet me Lotiton, por edhe triumfet dhe rritja profesionale që e çuan drejt suksesit të madh me Interin.
Inzaghi tani ndodhet para një dileme shumë të madhe si teknik: të ndjekë planin për të ruajtur titullarët për finalen evropiane, apo të hedhë në fushë më të mirët për të mposhtur klubin që dikur e quante shtëpi?
Formacioni Inter B, me Asllanin një lider të rishpikur, ia ka dalë të sjellë pikë por Lacioja është diçka më ndryshe.
Lacioja është një skuadër që kërkon energji të tepërta për t’u mundur, gjë që mund ta penalizonte në finale.
Se cilat do të jenë vendimet e Inzagit mbetet për t’u parë./ZËRI