
BAZEL- Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës është shoqëruar me tensione. Një incident ka ndodhur gjatë performancës së këngëtarja nga Izraeli, Yuval Raphael, u ndërpre nga protestues pro-palestinezë. Disa persona me flamuj palestinezë kanë ndërhyrë në arenë gjatë provave zyrtare.
Sipas mediave vendase, 6 protestues, përfshirë një familje në mesin e tyre, ndërprenë provat me protesta. Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë larguar ata nga salla. Pas kësaj, organizatorët e Eurovision 2025 falenderuan pjesëmarrësit dhe stafin për ndërhyrjen e tyre dhe për të ruajtur një mjedis të sigurt, neutral dhe gjithëpërfshirës, ku të respektohen të gjitha palët.
Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision është shoqëruar me kritika dhe debate të forta për shkak të luftës në Gaza. Përfaqësuesja e Izraelit është një nga të mbijetuar e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku humbën jetën rreth 1,200 persona, një fakt që ka shtuar tensione në lidhje me praninë e Izraelit në këtë ngjarje. Për këtë edicion të Eurovision, janë marrë masa të shtuara sigurie, me mbi 1,300 oficerë policie dhe ekspertë të sigurisë, për të siguruar mbarëvajtjen e eventit.
Po ashtu, janë marrë edhe masa kufizuese për flamujtë që lejohet të shfaqen në arenë, ku vetëm ai kombëtar është lejuar. Kjo ka ndaluar flamurin e komunitetit LGBTQ+, megjithatë do të shfaqet në zonat publike të arenës. Edhe flamuri palestinez ishte i ndaluar, por tashëm do të lejohet brenda në arenë, lejim ky që të sjellë më shumë tensione gjatë festivalit./ZËRI