
SHBA- Neil Tennant nuk është i magjepsur nga muzika e Taylor Swift. Këngëtari i grupit ikonik "Pet Shop Boys" dha mendimin e tij për këngëtaren e njohur amerikane, duke pranuar se nuk ishte fort i magjepsur pas saj.
"Sigurisht, edhe unë kam dëgjuar albumin e Taylor Swift. Taylor Swift disi më magjeps si fenomen, sepse ajo është shumë e njohur dhe mua më pëlqen krejt kjo gjëja, por kur dëgjoj regjistrimet për një fenomen kaq i madh [sa ajo], mendoj ku janë këngët e famshme? Cili është "Billie Jean" e Taylor Swift? Ajo ka një zë të mrekullueshëm. Më pëlqen fakti që i bashkon të gjithë këta njerëz, madje edhe shumë breza, por gjithashtu mendoj se e vetmja gjë zhgënjyese nga ajo është muzika. Madje as teksti, muzika,"-tha ai.
Edhe pse u pyet nga "The Guardian" lidhur me komentet e këngëtarit, asnjë përfaqësues i Swift nuk pranoi të komentonte.
Ndoshta se, pavarësisht kritikave, asgjë nuk i ka penguar shumë nga këngët më të reja të Swift të bëhen hite masive dhe të shesin miliona bileta koncerti në mbarë botën./ZËRI