
SHBA- Bella Hadid dhe motra e saj, Gigi, janë shpesh në qendër të vëmendjes mes postimeve të tyre pro Gazës dhe anti-Izraelit. Por tani, modelja izraelite Bar Refaeli ka sulmuar Bella-n me pretendimin se ka përhapur një lajm të rremë. Hadid, 27 vjeç, postoi një seri fotosh me fëmijë, duke mbishkrimin: Gaza në mendjen time!
View this post on Instagram
Megjithatë, sipas Daily Mail, si dhe disa komenteve nën postimin e Hadid, pamjet nuk ishin shkëputur nga Gaza por nga kampi i refugjatëve Yarmouk në Siri dhe janë pjesë nga një dokumentar i vitit 2021 që iu dedikua luftës civile siriane. Refaeli rishpërndau postimin e koleges së saj, duke i vendosur një "fake".
Po tek i njëjti postim modelja ka shkruar: Përsëri Bella Hadid? A nuk e mësuat pas gabimit të Gigi Hadid që të kontrolloni dhe verifikoni ato që shpërndani?
Pak muaj më parë, Gigi Hadid thoshte se Izraeli është i vetmi vend në botë që mban fëmijët si robër lufte, duke përdorur shembullin e palestinezit Ahmad Manasra, i cili u kap në moshën 13-vjeçare dhe u dënua me 12 vjet burg për plagosjen me thikë të dy izraelitëve.
Deklarata e saj u kritikua për përhapjen e dezinformatave dhe antisemitizmit. Menjëherë më pas, ajo kërkoi falje publike për përdorimin e shembullit të gabuar. Por tani të njëjtin gabim e bëri edhe e motra e saj./ZËRI