Qytetërim

‘Po t’a dha telefonin merre për nuse’, Dijonisi zbulon ‘metodën’ si të zbuloni tradhëtinë

Dijonisi tha se nuk ka pëlqim për asnjë nga vajzat që janë pjesë e Ferma Vip

E.K
‘Po t’a dha telefonin merre për nuse’, Dijonisi zbulon
Dijonis Biba

TIRANË- Konkurenti i Ferma VIP, Dijonisi, ka treguar në një bashkëbisedim me Baby G se ai nuk e fal tradhëtinë.

Fermeri tha një “metodë” si të kuptoni nëse partneri ju tradhëton. Dijonisi u shpreh se mjafton t’i kërkoni telefonin. Siç thotë ai, nëse nuk ua jep telefonin partneri/ja po ju tradhëton.

“Mos e falni tradhëtinë, fare! Më lini t’ju mësoj diçka nëse se dini. Nëse doni t’a kuptoni që parteri/ja po ju tradhëton apo jo, thuajini vetëm më jep pak telefonin. Nëse ua jep telefonin merre për nuse, nëse s’ta jep nxirre përjashta”, thotë Dijonisi.

Dijonisi u pyet nga Baby G, edhe nëse kishte pëlqim për ndonjërën nga vajzat që janë bërë pjesë e fermës në këtë edicion.

Baby G: A pëlqen ndonjë vajzë këtu brenda?

Dijonisi: Nuk kam asnjë lloj pëlqimi këtu

Baby G: Nuk më duket kështu

Dijonisi: A do të them të vërtetën, jo nuk kam asnjë pëlqim. Jan goca të mira, të bukura, të sjellshme. Ça të them. Varet çfarë pëlqimi, varet ça aspekti, varet si e pëlqen

Baby G: Mua më duket sikur ke pëlqim

Dijonisi: Edhe mbase kam.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB