Qytetërim

“Karma e meriton një gëzuar”, Luana Vjollca thumbon Arbanën, nuk i del inati që e la ‘pa punë’

Luana ende nuk e ka kapërdirë faktin se për disa muaj mbeti e ‘papunë’ pasi u largua nga Top Channel

E.K
“Karma e meriton një gëzuar”, Luana Vjollca thumbon
Arbana Osmani dhe Luana Vjollca

TIRANË- Moderimi që do t’i bëjë Ledion Liço Big Brother VIP 3, vijon që të jetë një prej lajmeve më të komentuara në rrjetet sociale, për faktin që ky reality show është parë vazhdimisht si ‘pronë’ e Arbana Osmanit.

Ndërkohë që një thumb për këtë situatë e ka pasur dhe moderatorja Luana Vjollca, e cila ishte përfolur se do të drejtonte vitin e kaluar Big Brother. Asaj i ishte besuar emisioni por në momentet e fundit iu mor nga Arbana.

Luana në një postim në rrjetet sociale, që nuk do shumë që të kuptohet se për kë është adresuar shkrua: “Karma e ka merituar një “Gëzuar”.

“Karma e meriton një gëzuar”, Luana Vjollca thumbon
Postimi i Luanes

Për ndjekësit e lajmeve rozë nuk ishte e vështirë që të kuptohej se inatin e kishte me Arbanën. Kjo e fundit ka premtuar se do të rikthehet së shpejti në ekran, edhe pse nuk ka bërë publik asnjë projekt deri tani./ZËRI

Poll

MOS HUMB