TIRANË- Astrologia Meri Shehu ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Big Brother Vip 3, teksa ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit. Moderatorja ka njoftuar ndjekësit e saj, se Meri nuk do të jetë e pranishme për disa javë në emision, për shkak të një projekti televiziv që do i bashkohet.
Rudina Magjistari: Ne duhet të lajmërojmë teleshikuesit që Merin s’do ta kemi javën tjetër në program sepse Meri do të…
Meri Shehu: Do të jetë pjesë e një programi… Rikthimi im është këtu, patjetër!
Rudina Magjistari: Të urojmë suksese dhe ne të presim sapo ti ta kesh përfunduar, urojmë të të shkojë mbarë dhe të japësh më të mirën tënde. Nuk po themi më shumë sepse le t’ia lëmë surprizat produksionit të cilit ti do të bëhesh pjesë shumë shpejt.
Gjatë ditës së djeshme qarkulloi një listë me emrat e mundshëm të pjesëmarrësve në Big Brother, të cilën mund ta shihni dhe në këtë postim në Instagramin e ZËRI-t.
View this post on Instagram
Big Brother Vip 3 do të nisë të shtunën, ku pritet të konfirmohen edhe emrat e pjesëmarrësve, që prej muajsh kanë qarkulluar prej muajsh./ZËRI