Qytetërim

Karlos Alkarazi rrëfehet për "shpërfytyrimin" në turneun e Majemit dhe për të qenit numri 2 i Botës

Ai rrëfeu se mungesa e motivimit dhe presioni i madh kishin ndikuar negativisht në gjendjen e tij mendore dhe fizike, duke e çuar drejt përjetimit të një krize personale dhe sportive.

Redaksia Zëri
Karlos Alkarazi rrëfehet për "shpërfytyrimin" në
Karlos Alkaraz

SPANJË-Spanjolli Karlos Alkaraz ka rrëfyer për periudhën e tij të vështirë gjatë pjesëmarrjes në turneun e Miamit. "Corriere dello sport" e sillte sot këtë intervistë. Spanjolli shprehej se në turneun e Majemit ndjeu se kishte “prekur fundin”.

Ai rrëfeu se mungesa e motivimit dhe presioni i madh kishin ndikuar negativisht në gjendjen e tij mendore dhe fizike, duke e çuar drejt përjetimit të një krize personale dhe sportive.

Alkarazi tregoi se kishte arritur të rigjente vetveten përmes punës së palodhur, mbështetjes së familjes dhe stafit, si edhe përkushtimit ndaj stërvitjes. Në rrëfimin e tij nënvizoi rëndësinë e pranimit të momenteve të dobësisë si pjesë natyrale e karrierës së një sportisti profesionist. Në deklaratat e tij, Alkarazi u ndal edhe te rkthimi i rivalit të tij, Janik Sinerit, të cilin e përshkroi si një lajm të mirë për tenisin.

Ai e konsideron Sinerin një kampion të madh dhe një motivim shtesë për të përmirësuar nivelin e vet. Alkarazi shprehu optimizëm për të ardhmen e tij dhe shprehu dëshirën e madhe për t'u rikthyer në formën më të mirë në fushë./ZËRI

Poll

MOS HUMB