Qytetërim

Kampioni botëror i karatesë vdes...nga bajamet!

Ai u shtrua në spital për infeksion, i cili i kaloi në septikemi (helmimi gjaku nga bakteret) dhe 2 javë më vonë ai ndërroi jetë.

k.m.
Kampioni botëror i karatesë vdes...nga bajamet!
Loris Comparin

ITALI- Kampioni i karatesë, Loris Comparin, vdiq në moshën 46-vjeçare nga bajamet. Comparin, i cili ka qenë 23 herë kampion i Italisë në karate, 3 herë kampion evrope, 4 herë kampion bote dhe 2 herë kampion ndërkontinental në specialitetin Kumite (luftimor), humbi jetën për shkak të përkeqësimit të bajameve. Ai u shtrua në spital për infeksion, i cili i kaloi në septikemi (helmimi gjaku nga bakteret) dhe 2 javë më vonë ai ndërroi jetë.

Sipas mediave italiane, Comparin la pas vajzën e tij Gloria, babain Oscar, nënën Giacomina, motrën Mara dhe vëllain e tij Nicola.

Sean Henke, presidenti i Federatës Italiane të Karatesë, i pikëlluar dha ndër të parët njoftimin për humbjen e ikonës së karates.

"Që kur dëgjuam, si rrufe në qiell, shtrimin e tij në spital, kemi shpresuar prej ditësh për një mrekulli, por nuk ndodhi. Sot bota e karatesë vajton jo vetëm një sportist të madh, por edhe një njeri të madh, të ndershëm dhe me shpirt të mirë,”-shkroi ai, duke publikuar edhe foto të shkrepura gjatë karrierës së Comparin.

POSTIMI I HENKE:

Poll

MOS HUMB