
Graciano Tagani
TIRANË-Balerini Graciano Tagani, me hyrjen e dytë në shtëpinë e 'Big Brother VIP', krijoi shumë debate me qëndrimin që vendosi të mbante. Balerini debatonte me këdo, madhe në një moment preku dhe shoqërinë e tij me moderatoren Erjola Doçi. Si duket kjo mënyrë e lojës me debate, ish-banorit i ka 'kushtuar'.
Graciano është shprehur se ka qenë delja e zezë e këtij sezoni dhe askush nuk flet më me të pas daljes, përveç Rikes, Liamit dhe Endrikut.
'Nuk kam dalë nga vetja pa arsye! Unë jam delja e zezë e këtij sezoni, sepse askush nga banorët nuk më flet!”- është shprehur ai.
/ZËRI
Poll