Qytetërim

Sara Gjordeni nxjerr 'zbuluar' produksionin e BBV: E padrejtë, më keni prerë fjalën

Ish-banorja priste të respektohej të paktën prezenca e saj shtatzënë në studio.

f.t
Sara Gjordeni nxjerr 'zbuluar' produksionin e BBV: E padrejtë,
Sara Gjordeni

TIRANË- Sara Gjordeni ka qenë pjesë e puntatës së dytë në post "Big Brother Vip", por ish-banorja ka shprehur hapur pakënaqësitë me produksionin. Mbrëmjen e djeshme u diskutua edhe një herë përplasja e saj e bujshme me Françeskën, situatë që shkaktoi edhe eleminimin e saj nga gara. Sara në një postim në rrjetin social Instagram ka treguar se versioni i saj është prerë i gjithi, ndërsa i Françeskës është lënë i plotë.

Ish-banorja shprehet se eksperienca e BBV vazhdon ende t’i lërë shije të keqe dhe se të paktën priste të respektohej të paktën prezenca e saj shtatzënë në studio.

Reagimi i plotë:

Duke qenë se post Big Brother është ende në trasmetim, doja të thoja dy fjalë për diçka që mu duk e padrejtë. Në situatën me Françeskën, është lënë vetëm versioni i Françeskës në trasmetim, ajo flet dhe tregon anën e saj të lirë, ndërsa versioni im i ngjarjes është prerë i gjithi dhe nuk ka kaluar në trasmetim. Përse? Prita të respektohej minimumi prezenca ime shtatzënë në atë studio, e sëmurë (dëgjohet që jam pa qef) dhe menjëherë pas daljes nga spitali (autorët ishin në dijeni) sepse shumë mirë mund të mos vija dhe unë si të tjerët. Kjo eksperiencë vazhdon të më lerë shije të keqe...

Sara Gjordeni nxjerr 'zbuluar' produksionin e BBV: E padrejtë,
POSTIMI
Poll

MOS HUMB