Qytetërim

Kalulu e paguan shtrenjtë gabimin ndaj Lacios: sezon i mbyllur dhe gjobë

Gjesti i tij i pakontrolluar ndaj Castellanosit, në një ndeshje vendimtare, solli jo vetëm përjashtimin nga loja, por me shumë gjasa edhe përfundimin para kohe të sezonit të tij.

Redaksia Zëri
Kalulu e paguan shtrenjtë gabimin ndaj Lacios: sezon i mbyllur dhe
Foto ilustruese

ITALI- Pierr Kaluluja gjendet tashmë në qendër të kritikave pas kartonit të kuq ndaj Lacios, që i kushtoi Juventusit dy pikë të rëndësishme në garën për Ligën e Kampioneve. Gjesti i tij i pakontrolluar ndaj Castellanosit, në një ndeshje vendimtare, solli jo vetëm përjashtimin nga loja, por me shumë gjasa edhe përfundimin para kohe të sezonit të tij.

Për të pritet një pezullim me dy ndeshje për “sjellje të dhunshme”, siç ndodhi më parë me Jilldiz. Përveç pezullimit, Kaluluja është ndëshkuar edhe nga klubi me një gjobë që varion nga 50 deri në 60 mijë euro, siç parashikohet nga rregullorja e brendshme për raste të tilla.

Kjo shumë do të përdoret për qëllime bamirësie.

Kaluluja, që konsiderohej një prej lojtarëve më të besuar të trajnerit Tudor, do të humbasë sfidat finale ndaj Udinezws dhe Venexias, duke u kthyer tashmë vetëm për Botërorin e Klubeve në qershor. Ky gabim ka shkaktuar jo pak zemërim te drejtuesit dhe trajneri kroati. Pas rikthimit Kalulusë i duhet të ringjisë pjesët e këputura në raport me ta, gjë që te Juventusi nuk ka qenë e lehtë për të tjerët./ZËRI

Poll

MOS HUMB