Qytetërim

Interi rigjen shpresën me titullin pas një jave epike

Ky barazim i Napolit ndihmoi Interin të afrohej vetëm një pikë nga kreu i renditjes, duke e bërë sërish të mundur një rikthim të pamundur drejt titullit kampion.

Redaksia Zëri
Interi rigjen shpresën me titullin pas një jave epike
Foto ilustruese

ITALI- Mbrëmjen e djeshme ekipi i Interit po kthehej nga Torino drejt "Apiano Xhentiles". Në autobus morën sinjale shprese. Radiokronisti po komentonte ndeshjen Napoli-Xhenoa. Lojtarët mbajtën sy e vesh nga pajisjet teknologjike në atë që po ndodhte në stadiumin "Maradona". Napoli po hidhte një hap fals. Ata barazuan 2-2. Ky barazim i Napolit ndihmoi Interin të afrohej vetëm një pikë nga kreu i renditjes, duke e bërë sërish të mundur një rikthim të pamundur drejt titullit kampion.

Emocionet luhateshin mes shpresës dhe tensionit, ajo që pritej ndodhi: dy javë nga fundi i kampionatit Interi ka ende shpresë për ta fituar, sepse nuk është më -3 por -1 nga Napoli.

Ky rezultat ishte një tjetër emocion i bukur dhe rigjenerues për interistët pas një jave të mbushur me ndjenja të forta pas ndeshjes historike të fituar ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve dhe suksesit nën reshjet e dendura në Torino ndaj Torinos.

Tani skuadra e Inzaghit ndjen një valë optimizmi dhe është vetëm një hap larg Napolit, duke hyrë fuqishëm në garën për "Scudetto-n".

Interi do të ketë një skuadër mike si rivale në javën e ardhshme. Lacioja po kërkon Evropën me çdo kusht. A do të tregohet e përmbajtur apo do të rikthejë lotët e majit të vitit 2002? Kjo mbetet për t'u parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB