
ITALI- Në "Olimpiko", Lacioja arriti të barazojë në kohën shtesë ndaj Juventusit dhe mbajti me vuajtje të hapur garën për kualifikimin në Ligë Kampionesh. Uruguajani Vesino vendosi në minutën e nëntëdhjetë e gjashtë ekuilibrat.
Bardhezinjtë kaluan në avantazh me golin e Kolo Muanit në minutën e 51-të, por mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Kalulu për një bërryl në fytyrën e argjentinasit Kastejanos.
Në minutën e 90+6’, Vecino realizoi golin përfundimtar për 1-1. Momentalisht Juventusi është i katërti dhe Lacioja e pesta me pikë të barabarta. Duhet patur kujdes nga Roma që ka një ndeshje më pak, me Atalantën, më 12 maj. Interi dhe Leçja janë dy ndeshjet e ardhshme të Lacios. Më e thjeshtë duket për Juventusin, me Venecian dhe Udinezen përpara./ZËRI