Qytetërim

Rikthim historik, Hamburgu në Bundesligë pas 7 vitesh

Mirëpo, tani më e njohur në kontinent për sfondin politik dhe ashpërsinë, festa e tyre u shoqërua me incidente.

k.m.
Rikthim historik, Hamburgu në Bundesligë pas 7 vitesh
Foto ilustruese

GJERMANI- Pas 7 vitesh mungesë, klubi gjerman, Hamburgu, është rikthyer në Bundesligë duke fituar 6-1 ndaj Ulmit, në një mbrëmje përplot emocione të forta. Klubi më i vjetër gjerman, më 12 maj 2018 ra nga kategoria dhe prej atëherë vuajti dështime të njëpasnjëshme. Tifozët e Hamburgut pushtuan fushën për të festuar.

Mirëpo, tani më e njohur në kontinent për sfondin politik dhe ashpërsinë, festa e tyre u shoqërua me incidente.

Rreth 50 persona u plagosën, disa rëndë. Pavarësisht rrëmujës, atmosfera festive mbizotëroi mes lojtarëve dhe mbështetësve, me futbollistët që festuan me fanellat ku shkruhej “Hamburgu është kthyer”.

Një datë e veçantë për një klub me të kaluar të lavdishme që ka treguar se di të fitojë trofe madhorë. Disa tifozë pësuan lëndime gjatë hedhjes nga tribunat apo përplasjes me sigurinë, por fatmirësisht asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Në krye të këtij suksesi është Merlin Polzini, ish-ultrasi dhe sot trajneri 34-vjeçar nga Hamburgu. Një ultras tifoz që korr një sukses të jashtëzakonshëm. Pas viteve si ndihmës trajner, ai solli stabilitetin që i mungonte klubit. Me një mesatare prej 56.300 spektatorësh për ndeshje, Hamburgu nuk është një skuadër e zakonshme e sapo ngjitur, është rikthimi i një BIG-u.

Për të qëndruar në Bundesligë, do të nevojitet një përpjekje e vazhdueshme dhe besim te projekti i Polzinit.

Nëse renditja e Bundesligës do të jetë e tanishmja, një derbi magjik, e majta kundër të djathtës, internacionalja kundër konservatores, do t'i shtohet Evropës.

San Pauli- Hamburg, edhe pse jo fort i zëshëm, sepse futbolli gjerman qendron përherë disi lokal pa synuar marketingun kontinental, është një nga ato derbit që shkruajnë histori dhe sociologji të kulturës më shumë se sa thjesht kronikë sportive./ZËRI

Poll

MOS HUMB