
ELBASAN- 1-1 përfundoi pjesa e parë e derbit Partizani-Dinamo në Elbasan Arena. Tifozët e pranishëm ishin të pakët. Më se 200, shënon një numër të padenjë për një ndeshje që vendos vendin e tretë të sezonit. Dinamoja kaloi në avantazh me Bregun në minutën e 16, ndërsa për të kuqtë e Partizanit barazoi debutuesi Malaj, 17-vjeçar.
Partizani po luan me 4 të rinj, 3 prej të cilëve debutues. Për çudi të gjithë po bëjnë një ndeshje shumë të mirë. Portieri Tahri u bë disa herë vendimtar me pritjet dhe devijimet e tij ndaj një Dinamoje kërkuese.
Çipi në qendërmbrojtje ka rënë në sy për vendosmërinë. Himallari, vetëm 16-vjeçar ka bërë një ndeshje shumë të mirë në të dy repartet, duke spikatur me një natyrshmëri e lëvizshmëri që premton shumë. Mbrëmjen më të bukur e pati 17-vjeçari Tedi Malaj. Ai e nisi karrierën me gol në derbin e medaljes së bronzit dhe ndaj Dinamos. Një yll i ri i Partizanit po vjen, me siguri./ZËRI