Qytetërim

“Ka dalë një video sikur unë lëshoja gazra”, Egla pas Big Brother: U futa nga burgu në burg

Kur u pyet se çfarë do të bënte me paratë e fituara, Egla tha: Kam disa ide në kokë, por duke parë e duke bërë. Në kohët që jetojmë varet si i investon. Sepse ne shqiptarëve nuk na mbyllen kurrë vrimat

E.K
“Ka dalë një video sikur unë lëshoja gazra”,
Egla Ceno

TIRANË- Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ishte mëngjesin e sotëm në “Ëake Up”. Aktorja tha se kishte menduar që të bënte disa ditë pushime në jug pas përfundimit të kësaj eksperience, po për shkak të incidentit që pësoi gjatë post BBV3 ka qëndruar në shtëpi më shumë.

Kur u pyet për gjendjen e saj shëndetësore duke qenë se ende çalon pak, Egla tha se kaloi nga ‘burgu në burg’:

“Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Më thërriste rruga, por rruga duhet të presë edhe pak. Pak ditë kam që lëviz pak, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok”

Si të duket kjo eksperiencë që kalove?

“Më duket sikur nuk kam qenë unë që e kam bërë atë eksperiencë. Më duket shumë e largët koha kur kam qenë aty brenda. Më pyeti një mikeshë që si po shkon tani dhe i thashë që më duket sikur nuk kam qenë unë dhe sikur nuk më ka prekur”

Ndërkohë, e ke pasur të vështirë t’i kthehesh rutinës tënde?

“Nuk kam mundur të bëj aktivitetet e mia. Edhe në krevat rrotullohesha me vështirësi. Kam pasur njerëzit e mi të afërt pranë që më kanë ndihmuar”.

Sa i takon lojës, ajo tha se mbi vëllanë e saj janë hedhur kritika dhe akuza, gjatë kohës që vetë aktorja ishte pjesë e garës.

“Jam mjaftueshëm e rritur sa të di që nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve. Do të thotë që edhe kur të kritikojnë je duke bërë diçka. Kur nuk bën asgjë nuk të kritikojnë. Kritikat të bëjnë të përmirësohesh. Masa e ka kuptuar atë që ka ndodhur aty brenda. Duke parë të përfshirë vëllain dhe shoqen time më të mirë duke dhënë intervista, ata janë njerëz që punojnë 12 orë në ditë dhe nuk kanë pasur kohë ta shohin gjithë ditën Big-un.

Më ka ardhur keq që ndonjë opinionist i fushës suaj, që pa u siguruar si qëndron gjëja, i ka vënë gishtin vëllait tim. Ka dalë një video që sikur unë brenda shtëpisë kam lëshuar gazra, që nuk ka ndodhur. Një gazetar profesionist i është drejtuar vëllait që ‘a je krenar që motra jote ka lëshuar gazra’. Gjë që nuk ka qenë aspak e vërtetë. Unë e kam thënë shpesh aty, që nëse unë dhe një mashkull do bënim gazra, atij do i thonin që ‘të lumtë pushka’, ndërsa mua do më thonin ‘sa turp’. Gjë që ka ndodhur aty nga një mashkull”, vijoi Egla./ZËRI 

Poll

MOS HUMB