Qytetërim

Jennifer Aniston është fejuar?

Jennifer Aniston nuk ka qenë e lidhur me askënd në mënyrë romantike që nga divorci nga Justin Theroux.

k.m.
Jennifer Aniston është fejuar?
Jennifer Aniston

SHBA- Aktorja Jennifer Aniston ka nxitur thashethemet se është në një marrëdhënie të re dashurie, madje dhe se është fejuar. E gjitha pasi në eventin "SAG Awards" u shfaq me një unazë në dorë. Ylli i “Friends”, e cila më parë ishte martuar me aktorin e Hollivudit, Brad Pitt dhe më vonë me Justin Theroux, besohet se është fejuar edhe pse për momentin nuk dihet se me kë është e lidhur.

Aktorja, 55 vjeçe, u nominua për rolin e saj në The Morning Show.

Jennifer Aniston është fejuar?
Jennifer Aniston

Ajo gjithashtu doli në skenë së bashku me Bradley Cooper për t'i dhënë Barbra Streisand çmimin SAG Lifetime Achievement. Por vëmendjen e mori unaza e saj, pasi që prej ndarjes nga Theroux, Aniston nuk është përfolur se ishte e lidhur me askënd për pesë vitet e fundit. Një person i afërt me të i tha "Heat" ajo ishte në kërkim të një mashkulli që nuk kishte lidhje me industrinë pasi nuk mund të përballej më me gjithë egon e tyre. 

Pra kërkon të kundërtën e ishëve të saj.../ZËRI

Poll

MOS HUMB