Qytetërim

‘Partizan të q…’, tensionet në ndeshjen me Skënderbeun, në këmbë dhe Olsi Rama, ndërhyn policia

Atmosfera kë qenë e nxehtë në fushën e lojës me përplasje mes lojtarëve, por edhe në tribuna, ku nuk kanë munguar ofendimet mes palëve, apo edhe gjuajtjet me sende

E.K
‘Partizan të q…’, tensionet në ndeshjen me
tensionet ne tribune

KORÇË- Ndeshja e djeshme mes Skënderbeut dhe Partizanit, që u mbajt në Korçë, është shoqëruar me tensione të shumta, ku nuk nuk kanë munguar koret ofenduese në drejtim të futbollistëve nga kryeqyteti. Pavarësisht se vendasit ishin një avantazh, me një gol të shënuar që në pjesën e parë, në fundin e takimit tensionet janë zhvendosur ne tribunën VIP, ku qëndronin drejtuesit e të dy ekipeve, si dhe familjarët e futbollistëve.

Loja e fortë në fushën e blertë, u reflektua në tribunë deri në fundin e ndeshjes, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat, siç shihet në videon e mëposhtme.


Situata mund të dilte jashtë kontrollit, ndaj janë marrë në mbrojtje edhe personat e ulur në tribunën VIP, mes të cilëve familjarë të futbollistëve, të cilët u rrethuan me shpejtësi nga forcat e rendit për të shmangur probleme.

Ndërkaq ka ndërhyrë edhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama, drejtor i klubit Partizani për të qetësuar situatën sëbashku me presidentin e klubit korçar, Ardjan Takaj dhe policinë për të qetësuar tifozerinë korçare që nuk ndaloi fyerjet në korr. 

Me fitoren e djeshme, Skënderbeu shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Partizani mban vendin e dytë me 40 pikë, 9 më pak se Egnatia kryesuese./ZËRI 

Poll

MOS HUMB