
TIRANË- Futja e banorëve të rinj në shtëpinë e Big Brother duket se ka trazuar ujërat për çiftin Ilnisa-Meriton. Shkak për këtë është bërë pikërisht afrimiteti që ka treguar Meritoni me Sara Karajn, duke i ofruar që të flejë në një krevat pranë tij dhe Ilnisës. Kjo duket se ka sjellë reagimin kundërshtues të gazetares, dhe një debat me tone të forta mes të dyve në ambientet e lavanderisë. Meritoni i vuri ultimatum Ilnisës që kjo të ishte hera e fundit, që ajo ndërhynte në një marrëdhënie shoqërore që ai krijon brenda shtëpisë.
Debati
Ilnisa: Si ta marrim afër vetes, se nuk e kuptoj. Për respekt duhet të më kishe pyetur mua
Meritoni: Është hera e pare që bën ashtu gjestesh kur jam duke biseduar me dikë. Është hera e parë dhe e fundit që e bën. A je duke më dëgjuar apo jo
Ilnisa: Vazhdo, jam duke të dëgjuar
Meritoni: Është hera e parë dhe e fundit, që kur jam ulur me dikë në tavolinë, të vish dhe ti sillesh ashtu. Mos u bëj kaq… për një shtrat.
Ilnisa: Ka shtretër të tjerë të lirë sa të duash
Meritoni: Pse sillesh kështu? Çfarë po të dhemb ty. Ja dhe u pyete ti, ku është problemi.
Ilnisa: Atje do shkoj të fle vetë
Meritoni: Çfarë është kjo sjellje? Pse nuk e respekton një njeri që po sillet shumë mirë, pse nuk ma respekton shoqërinë.
Ilnisa: Mos e bëj shoqërinë përmes krevatit tim
Meritoni: Me kë je tu fol kështu?
Ilnisa: Çfarë është kjo shoqëri e madhe këtu në Big Brother? Nuk e mbaj mend që më paske pyet
Meritoni: Edhe nuk të pyes fare, pse bën kaq filozofi, si vjen e më thua ashtu në sytë e të tjerëve? Nuk kisha ardhur kurrë ta kisha bërë atë veprim nëse do të ishe ti. (Largohet)
/ZËRI