Qytetërim

Javë e keqe për këngëtarët! Pas Justin Timberlake, arrestohet edhe reperi Travis Scott

Sipas Departamentit të Policisë së Miami Beach, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, më 20 qershor, në Marinën e Miami Beach.

k.m.
Javë e keqe për këngëtarët! Pas Justin Timberlake,
Travis Scott

SHBA- Travis Scott u arrestua në Miami pasi u akuzua se kishte shkaktuar shqetësime në një varkë që kishte marrë me qera, ku ndodhej bashkë me miqtë e tij. Reperi, sipas "TMZ", akuzohet se ka prishur qetësinë publike. Sipas Departamentit të Policisë së Miami Beach, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, më 20 qershor, në Marinën e Miami Beach.

Javë e keqe për këngëtarët! Pas Justin Timberlake,
Pamjet e arrestimit të Travis Scott

Oficerët u thirrën në marinë për shkak të shqetësimeve që po shkaktonte Scott, të cilit i ishte kërkuar që të largohej disa herë nga pronari i varkës. Por përzënien nga pronari, Scott nuk e përballoi shumë mirë dhe iu kthye me të bërtitura, sharje dhe sjellje të tjera shqetësuese që e detyruan pronarin që të telefononte Policinë. 

Por pavarësisht gjithçkaje, reperit 33-vjeçar nuk i duhet që të qëndrojë shumë kohë në burg, pasi pagoi një garanci prej 650 dollarësh dhe pritet të lirohet po sot. Detaje të tjera për rrethanat e arrestimit të tij ende nuk janë bërë të ditura. Ky është rasti i dytë brenda javës që një "VIP" arrestohet. Vetëm pak ditë më parë në pranga përfundoi edhe Justin Timberlake, pasi edhe ai po i jepte mjetit të tij në gjendje të dehur./ZËRI

Poll

MOS HUMB