Qytetërim

VIDEO/ Kylian Mbappe nis stërvitjen pas thyerjes së hundës, por a është gati të luajë kundër Holandës?

Për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare se çfarë do të ndodhë me rastin e tij, por supozohet se nëse ai stërvitet normalisht sot, atëherë nesër do të luajë patjetër në një moment nëse do t'i duhet gjatë ndeshjes.

E.K
VIDEO/ Kylian Mbappe nis stërvitjen pas thyerjes së hundës, por a
Kylian Mbappe

Një tjetër ditë ankthi për gjendjen shëndetësore të Kylian Mbappe mbizotëron në radhët e francezëve. Kapiteni i skuadrës goditi në shpatull austriakin Kevin Danzo gjatë ndeshjes së tij të parë në Euro 2024 në një sfidë ajrore për topin, duke rezultuar në një thyerje të hundës, e cila e kishte mbajtur jashtë fushës deri dje.Megjithatë, pasditen e së mërkurës vonë, sulmuesi i Real Madridit mori pjesë në një stërvitje individuale, 30 minuta pasi pjesa tjetër kishte nisur stërvitjen.

Siç shihet edhe në videon e përgatitur nga “blutë” për yllin e tyre, Mbappe mban vetëm një fashë speciale në hundë në mënyrë që plaga të mund shërohet. Diçka e tillë sigurisht që do të ndryshonte në kushte normale konkurrence, pasi duket e pamundur të mos i duhen pajisjet shtesë nëse dëshiron të konkurrojë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Equipe de France de Football (@equipedefrance)

Ndeshja e radhës e kombëtares franceze të premten ndaj Holandës. Për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare se çfarë do të ndodhë me rastin e tij, por supozohet se nëse ai stërvitet normalisht sot, atëherë nesër do të luajë patjetër në një moment nëse do t'i duhet gjatë ndeshjes. Sigurisht që nuk përjashtohet që ai të nisë normalisht, një përgjigje që logjikisht do ta japë Didier Deschamps në momentin e fundit në konferencën e planifikuar për shtyp, në mënyrë që t'u jepet fund gjithë këtyre kontradiktave që janë dëgjuar në 24 orët e fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB