
KOSOVË- Drenusha Latifi, ish-miss Kosova, ka ndarë si prova materiale fotografitë ku shihen lëndimet që ka marrë nga dhuna që i ka ushtruar bashkëshorti i saj, Atilla Kartesh. Ajo ka ndarë fotot në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, duke treguar edhe rrethanat si ka ndodhur e gjithë dhuna e ushtruar ndaj saj.
Siç pretendon ajo, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen. Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.




“Kjo u kanë dita më e keqe e jetes sime. Kemi qenë në Sarandë me pushime. Një ditë përpara e ka pasë vajza jem ditëlindjen. Janë kanë në makinë fatmirësisht, jam kthyer me marrë diçka në dhomë dhe kur jam kthy ka filluar me më sulmu fizikisht. Është shumë e rëndë me folë për këto tema. Për qato kam qenë shumë e shqetësume dje, kur e sheh një dhunues që fol qaq lehtë për diçka që e ka bë dhe e mohon është tepër e vështirë. Unë nuk besoj që një femër mundet me u nda prej dikuj pse ka qejf. Asnjëherë nuk ndodh ajo,"-ka thënë ajo.
Ish-missi shprehet se e ka patur shumë të vështirë të flasë për këtë temë, prandaj nuk ka shkuar në Polici. Latifi ka treguar se ajo është në proces gjyqësor më burrin e saj, ku i njëjti nuk guxon t’i afrohet. Po ashtu ajo ka bërë të ditur se ajo është ndarë nga ai prej një viti./ZËRI