
SHBA- Tish Cyrus akuzohet se ia ka “vjedhur” bashkëshortin e saj Dominic Purcell, 54 vjeç, vajzës Noah Cyrus, vetëm 24 vjeç. 56-vjeçarja e bëri publike me romancën e saj me ish-yllin e "Prison Break" në nëntor 2022, dhe vetëm disa javë më vonë u martuan në një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së Miley-t në Malibu.
Vajza më e vogël e Tish-it mungonte në ceremoni, madje u tha Miley kishte vendosur roje të armatosura jashtë shtëpisë së saj atë ditë si një masë paraprake për të mbajtur jashtë banesës së saj të motrën. Një burim i tha US Weekly se arsyeja që Noah mungoi sepse më parë ka qenë ajo e lidhur me aktorin e njohur.
Gjatë një interviste në podcastin Call Her Daddy në fillim të këtij muaji, Tish zbuloi se ajo i kishte bërë "follow" Dominic pasi i kishte dhënë fund martesës së saj 28-vjeçare me ish-burrin Billy Ray Cyrus, dhe i dërgoi atij një DM në Instagram. I njëjti burim tha se atëkohë Noah po dilte me Dominic, madje Tish ishte në dijeni.
"Trazirat midis Noah dhe Tish shkojnë përtej asaj që mendojnë njerëzit. Noah është shumë e shqetësuar për faktin se Tish i ka vjedhur Dominic-un,"- tha burimi.
Por deri tani, asnjë nga palët e përfshira në grindje nuk ka bërë një koment të qartë për të sqaruar dramën e tyre familjare./ZËRI