
TIRANË- Hyrja e vëllait të Meritonit në shtëpinë e "Big Brother Vip" ndikoi në raportin mes tij dhe Ilnisën, pasi ai la të kuptohej se nuk donte ta takonte dhe se organizimi i dasmës ishte e gjitha në kuadër të lojës. Megjithatë ditët kaluan dhe dyshja janë shfaqur gjithmonë e më të afërt më njëri-tjetrin.
Ky raport mes dy banorëve nuk ka marrë pëlqimin e familjarëve të Meritonit që tregohet në disa momente. Përveç faktit që çifti nuk e ndjek njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale, një postim që ‘trazoi’ paksa rrjetin ka ardhur mbrëmjen e ‘Prime-t’ të së martës.
Në llogarinë e Instagramit të Meritonit është postuar një fotografi e tij, e realizuar gjatë momentit që ai ka qenë në dhomën e rrëfimit me Ilnisën, por kjo e fundit është fshirë nga fotoja.

Po ashtu, familjarët refuzojnë të posotojnë foto apo video nga momentet mes çiftit brenda shtëpisë./ZËRI