
SHBA- Inteligjenca artificiale tashmë ka ndërhyrë edhe në YouTube. YouTube po lançon një veçori të re të mundësuar nga inteligjenca artificiale që do t’i lejojë përdoruesit të regjistrojnë audio duke përdorur zërat e disa prej muzikantëve më të famshëm të sotëm. Platforma e videove në pronësi të Google do të lejojë përdorues të caktuar, të cilët duke klikuar fjalë apo zhanër te ndryshëm të gjenerojnë një audio 30 sekondesh me zërin e artistëve.
Produkti i ri, i quajtur “Dream Track”, është një bashkëpunim me nëntë artistë muzikorë duke përfshirë John Legend, Demi Lovato, T-Pain dhe Sia, ndër të tjera. Ai do të kufizohet në YouTube Shorts, veçoria e shkëmbimit të videove në formë të shkurtër të platformës që rivalizon TikTok. Lyor Cohen, kreu global i muzikës i YouTube e përshkroi aplikacionin si “një eksperiment si si teknologjia mund të përdoret për të krijuar lidhje më të thella midis artistëve dhe krijuesve, dhe në fund, fansave të tyre“.
Muzika e krijuar nga AI është shfaqur në të gjithë faqen në muajt e fundit, duke grumbulluar miliona shikime, pa lejen e artistëve ose kompanive diskografike. Një shembull është kënga virale ” Heart On My Sleeve ”, e cila përdori vokale të krijuara nga AI nga Drake dhe The Weeknd. Dream Track po prezantohet teksa artistët dhe kompanitë diskografike luftojnë kundër përdorimit të zërit dhe materialit të tyre në përmbajtjen e krijuar nga AI.