
GJERMANI - Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Portugalia e Cristiano Ronaldos mori 3 pikë përballë Lihtenshteinit teksa fitoi 2:0, ndërsa Sllovakia është kualifikuar po ashtu në Europian, pasi mundi Islandën.
Mali i Zi mposhti 2:0 Lituaninë, ku mesfushori i Ballkanit Edvin Kuç realizoi një super gol. Luksemburgu, vend që ka njohur rritje të ndjeshme në futboll, nuk zhgënjeu ndaj Bosnjës. Azerbajxhani ka qenë surpriza e mbrëmjes, teksa fitoi ndaj Suedisë 3:0.
Të gjitha rezultatet e mbrëmjes së sotme për kualifikueset e Euro 2024:
Azerbajxhan-Suedi 3:0
Bullgari-Hungari 2:2
Qipro-Spanjë 1:3
Estoni-Austri 0:2
Gjeorgji-Skoci 2:2
Lihenteinstein-Portugali 0:2
Luksmburg-Bosnja 4:1
Mali i Zi-Lituani 2:0
Sllovaki-Islandë 4:2.
Nesër në orën 18:00, Shqipëria përballet me Moldavinë në fushë kundërshtare. Kuqezinjve iu mjafton 1 pikë për t'u kualifikuar zyrtarisht në Europianin e Gjermanisë./Zëri.ai/