Qytetërim

Ndodh 1 herë në 50 milionë! Gruaja me 2 mitra mbetet shtatzënë te të dyja

Kelsey Hatcher është një grua 32-vjeçare amerikane që jeton me një mitër didelfike që nga lindja, një anomali që ka bërë që ajo të ketë dy mitra dhe dy qafa të mitrës. Disa muaj më parë ajo zbuloi se kishte mbetur shtatzënë në të dyja: kjo është një ngjarje e pabesueshme dhe jashtëzakonisht e rrallë që ka probalitet të ndodhë 1 në 50 milionë.

D.XH
Ndodh 1 herë në 50 milionë! Gruaja me 2 mitra mbetet
Shtatzania

SHBA - Kelsey Hatcher është një grua e re amerikane 32-vjeçare, e cila ka dy vajza binjake. Deri tani gjithçka është në rregull, përveç faktit që në ekografi ajo priste të shihte vetëm një fetus dhe jo dy.

Këtë surprizë ajo e zbuloi gjatë shtatzënisë. Sigurisht, nëse ajo do ta kishte ditur më herët, do të kishte qenë më mirë. Kelsey tashmë ka tre fëmijë.

Megjithatë, ajo vendosi të festojë këtë surprizë dhe të vazhdojë me shtatzëninë. Gjëja e çuditshme, me të vërtetë e pabesueshme dhe jashtëzakonisht e rrallë, është se ku gjendet një nga dy fetuset.

Që nga lindja Kelsey ka vuajtur nga mitra didelfike, një gjendje që e ka detyruar atë të jetojë me dy mitra dhe dy qafa të mitrës dhe kjo shtatzëni e fundit përfundoi duke i dhënë asaj një surprizë të paimagjinueshme.

Ndodh 1 herë në 50 milionë! Gruaja me 2 mitra mbetet
Shtatzani 2

Dy fetuset kanë një mitër secili. Të dyja organet femërore janë shtatzënë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një grua në 50 milion mund të mbetet shtatzënë me dy fetuse në mitra të veçanta.

Kelsey e ka ditur se ka dy mitra dhe dy qafa të mitrës që nga viti 2008, kur ishte adoleshente. Në atë kohë, mjekët i kishin thënë se do të kishte një rrezik më të madh për abort dhe lindje të parakohshme.

Mirëpo, shtatzënitë e mëparshme kishin shkuar të gjitha mirë dhe foshnjat kishin lindur gjithmonë të shëndetshëm dhe pa komplikime. Kur infermierja në Spitalin Birmingham njoftoi papritur shtatzëninë e saj të katërt disa muaj më parë, Kelsey buzëqeshi.

Ndodh 1 herë në 50 milionë! Gruaja me 2 mitra mbetet
Ekzaminimet e qafes se mitres

Gjendja me të cilën jeton Kelsey, e ashtuquajtura "uterus didelphic", është një anomali kongjenitale që përfshin zhvillimin e dy mitrave dhe dy qafave të mitrës, që ndodh në 0.3% të popullsisë femërore në botë.

Ashtu si mitra bicornuate, edhe uterusi didelphic i përket atij grupi të anomalive të kanalit Müllerian, patologji me origjinë të panjohur që nisin nga një gabim zhvillimi gjatë zhvillimit embrional. Megjithatë, ka një ndryshim midis dy gjendjeve, sepse në rastin e parë, mitra është vetëm një, e në vend që të jetë në formë dardhe, ka formën e një zemre. Në rastin e dytë, ekzistojnë dy mitra dhe ato janë të ndara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Corriere della Sera (@corriere)

Personat me mitër të dyfishtë si Kelsey, përveç rreziqeve që thamë më sipër, nuk përjetojnë asnjë simptomë, sepse gjendja është asimptomatike dhe zbulohet rastësisht, gjatë një ekzaminimi rutinë.

Megjithatë, ata që vuajnë nga diçka e tillë, mund të pësojnë disa shqetësime si dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, ngërçe të forta para dhe gjatë ciklit menstrual dhe humbje gjaku. Sidoqoftë, një mitër didelfike nuk përjashton faktin që fëmija të lindë shëndetshëm.

Ndodh 1 herë në 50 milionë! Gruaja me 2 mitra mbetet
Eko e gruas

Mirëpo, ekziston mundësia që çdo mitër të kontraktohet në kohë të ndryshme. Kjo do të thotë që gruaja mund të lindë një fetus brenda disa orësh, ndoshta ditësh ose javësh pas të parit. Kelsey po qëndron tashmë në shtëpi dhe pritet t’i nënshtrohet një ose dy prerjeve cezariane, ndërhyrje e zakonshme për situatat e grave me mitër të dyfishtë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB