Qytetërim

Pëson sulm në zemër gjatë diskutimeve për buxhetin, ndërron jetë ish-futbollisti

Veteran Topçiu ishte i pranishëm në dëgjesat publike për buxhetin të Bashkisë Korçë, kur ka pësuar një sulm në zemër.

D.XH
Pëson sulm në zemër gjatë diskutimeve për buxhetin,
Veteran Topçiu

KORÇË-  Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçari, ish-futbollisti i ekipit të Skënderbeut, Veteran Topçiu.

Mësohet se Topçiu ka qenë duke biseduar në dëgjesat për buxhetin e Bashkisë Korçë për vitin 2024, kur pësoi atak kardiak.

Pëson sulm në zemër gjatë diskutimeve për buxhetin,
Veteran Topciu si lojtar i Skenderbeut

Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Korçës, por që fatkeqësisht nuk ia doli.

Pëson sulm në zemër gjatë diskutimeve për buxhetin,
Skenderbeu i vitit 1965

Veteran Topçiu ka veshur fanellën e Skënderbeut për 12 vite (1960-1972), duke dhënë kontribut të çmuar për skuadrën korçare.

Ai ka luajtur për vite me radhë si mbrojtës i skuadrës së Korçës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB