Qytetërim

Ia ka marrë mendjen dashuria? Menaxheri urdhër të prerë Bleros: Ke dy javë kohë!

Menaxheri i jep urdhër të prerë Bleros

E.K
Ia ka marrë mendjen dashuria? Menaxheri urdhër të prerë
Blero dhe menaxheri i tij

KOSOVË- Menaxheri i Blero Muharremt, Ardian Prenaj, ka bërë publike një kërkesë të çuditshme ndaj këngëtarit, i cili në javët e fundit ka qenë mjaft i lakuar për jetën e tij private.

Menaxheri i ka dhënë ultimatum këngëtarit përmes një postimi në InstaStory që të mos e telefonojë pa mbyllur të gjitha projektet, madje i ka lënë dy javë kohë.

“I ke dy javë kohë për t’i bërë pesë këngë të reja. Po ta them publikisht. Ti e di çka bën. Mos më thirr pa i kryer projektet”, shkroi ai në Instastory-n ku etiketoi edhe Bleron.

Ia ka marrë mendjen dashuria? Menaxheri urdhër të prerë

Ky postim ka ngjallur habi te ndjekësit, megjithatë fansat duhet të jenë të lumtur pasi duket se Blero do të sjellë shumë projekte të reja këto kohë. Javët e fundit ai ka postuar disa story, ku shprehej i trishtuar për ndarjen nga e dashura e tij, të cilën e ka pagëzuar me nofkën ‘bebi’.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB