
ANGLI- Federico Chiesa i thotë lamtumirë Juventusit. Lojtari i Kombëtares italiane, lindur në vitin 1997 ka mberritur në Angli pasi u nis nga aeroporti ndërkombëtar Caselle për të nisur aventurën e re në Premier League me fanellën e Liverpool-it: “Jam shumë i lumtur dhe gati për këtë aventurë të re, dua t’i përshëndes tifozet e Juventusit”, deklaroi futbollisti i lindur në vitin 1997 që do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me të kuqtë.
“Faleminderit për dashurinë, për këto vite, do t’i mbaj me të vërtetë në zemrën time. Faleminderit Juventusit”, shtoi më pas Chiesa në një tjetër deklarate. “A jam penduar që e kam lënë Juventusin kështu? Është e trishtueshme, por unë jam i lumtur për këtë aventurë të re, me të vërtetë. Familja ime dhe unë mezi presim.”
Ndërkohë, klubi i Juventusit priti dje mesfushorin holandez Teun Koopmeiners, lojtar i cili vjen nga Atalanta për 52 milionë euro plus 7 mln euro bonuse. Gjithsesi dje ishte dita e zyrtarizimit të Francisco Conceicao, anësori sulmues i ardhur nga Porto.
Ky është njoftimi për shtyp: “Juventus Football Club S.p.A. njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin FC Porto për blerjen, në mënyrë të përkohshme deri më 30 qershor 2025, të të drejtave për paraqitjet sportive të futbollistit Francisco Fernandes de Conceicao. në këmbim të një tarife prej 7 milionë eurosh, tarifa mund të rritet, gjatë kohëzgjatjes së kontratës së performancës sportive me lojtarin, me një shumë jo më të madhe se 3 milionë euro, me arritjen e objektivave të caktuara sportive”.